Ndërlidhjet

Clinton “e shëndetshme”, konfirmon mjekja


Hillary Clinton
Hillary Clinton

Hillary Clinton është “e shëndetshme dhe e përshtatshme” për të shërbyer si presidente e Shteteve të Bashkuara, tha mjekja e saj, Lisa Bardack.

Sipas saj, kandidatja demokrate “vazhdon të marrë veten” pas diagnozës së pneumonisë.

Deklarata vjen pasi rivali i saj republikan, Donald Trump, i ka bërë publike të dhënat për shëndetin e tij. Trump merr barna për të trajtuar kolesterolin e lartë.

Ai tha se, si edhe shumë amerikanë të tjerë, dëshiron të humbë peshë.

Clinton, në anën tjetër, planifikon të rinisë fushatën të enjten.

Sëmundja e saj është bërë publike pasi ajo ka humbur balancën në një ceremoni për 11 shtatorin.

Edhe Clinton, edhe Trump, që janë ndër kandidatët më të vjetër që synojnë Shtëpinë e Bardhë, kanë qenë nën presion intensiv për të zbuluar më shumë informacione për shëndetin e tyre.

XS
SM
MD
LG