Ndërlidhjet

Bisedimet për Brexit-in pas një viti


Herman Van Rompuy
Herman Van Rompuy

Bisedime thelbësore për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian nuk ka gjasa të ndodhin para fundit të vitit 2017, tha ish-presidenti i Këshillit Evropian.

Duke folur për BBC-në, Herman Van Rompuy e përshkroi vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të braktisur bllokun si “amputim politik”.

Ai tha se negociatat kanë pak gjasa derisa të formohet Qeveria e re e Gjermanisë, pas zgjedhjeve të shtatorit të ardhshëm.

Bisedimet do të jenë të vështira, por më shpresë do të sjellin përfitim të ndërsjellë, tha Van Rompuy.

Britania ka vendosur të dalë nga blloku në një referendum të mbajtur më 23 qershor.

XS
SM
MD
LG