Ndërlidhjet

Ban kërkon lejimin e ndihmave në Siri


Ban Ki-moon.
Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që të kërkojnë nga palët ndërluftuese në Siri të lejojnë kalimin e sigurt të ndihmave për civilët e rrethuar.

Në Siri, qysh më 12 shtator, ka hyrë në fuqi armëpushimi kombëtar, por shkelje sporadike ka pasur.

Ban tha se 20 kamionë me ushqime dhe furnizime të tjera mbesin në kufirin turk, duke pritur garanci për sigurinë në Alepo.

Ai tha se mosmarrëveshjet midis palëve në konflikt janë duke i vonuar ndihmat.

“Masa e sigurisë janë jashtëzakonisht të rëndësishme”, tha Ban.

Rreth 250,000 njerëz janë të bllokuar në pjesën lindore të Alepos.

XS
SM
MD
LG