Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Miliona fëmijë refugjatë jashtë shkollave


Idomeni, Greqi - foto arkivi

Idomeni, Greqi - foto arkivi

Më shumë se gjysma e gjashtë milionë refugjatëve të moshës shkollore nuk i ndjekin mësimet, tha Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar se ky problem mund të çojë në konflikte të mëtejshme nëse nuk trajtohet.

Shumica e këtyre 3.7 milionë fëmijëve, që nuk shkojnë në shkollë fillore ose të mesme, jetojnë në vendet në zhvillim.

Rreth 900,000 prej tyre janë sirianë.

Mungesa e shkollimit bazik ndikon shanset e refugjatëve, thuhet në raportin e UNHCR-së.

Sipas të njëjtit, vetëm një në 100 refugjatë arrin të hyjë në universitet, krahasuar me një në tre të rinj të zakonshëm.

XS
SM
MD
LG