Ndërlidhjet

Rusi: Në zgjedhje – kryeson partia që mbështetet nga Putini


Pmje nga zgjedhjet e djeshme në Rusi

Pmje nga zgjedhjet e djeshme në Rusi

Pas 90% të fetëvotimeve të numëruara të zgjedhjeve të djeshme për Dumën Ruse, rezultatet zyrtare tregojnë se partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, mund të fitoj më se 300 vende në Dumën me 450 vende të deputetëve.

Kjo është e mjaftueshme për ta siguruar shumicën kushtetuese prej dy të tretave në Dhomën e ulët të Parlamentit të Rusisë.

Rezultatet preliminare të shpallura sot herët në mëngjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tregojnë se Rusia e Bashkuar i ka fituar 54.21% të votave.

Kjo parti mbështetet nga presidenti, Vladimir Putin.

Vetëm tri parti të tjera duket se do ta kalojnë pragun prej 5% për të siguruar pjesëmarrje në legjislaturën e re. Të gjitha ato janë lojale ndaj Kremlinit dhe politikave të presidencës.

XS
SM
MD
LG