Ndërlidhjet

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp


Lesbos, Greqi - foto arkivi
Lesbos, Greqi - foto arkivi

Rreth 4,000 migrantë u evakuan nga kampi Moria në ishullin Lesbos të Greqisë, pasi një zjarr i madh shkatërroi disa tenda.

Nuk është raportuar për të plagosur.

Policia po heton nëse zjarri, të hënën mbrëma, ka qenë i qëllimshëm. Një punonjës i ndihmës tha se ai ka shpërthyer pas një mosmarrëveshjeje për ushqim.

Sipas Kombeve të Bashkuara, në Lesbos ndodhen rreth 5,600 migrantë, edhe pse ishulli ka kapacitet për 3,600.

Zjarri ka shkatërruar 30 përqind të kampit.

Organizatat bamirëse thonë se disa njerëz janë rikthyer atje, porse numri mi madh mbetet në rrugë.

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA, zjarri ka shpërthyer pas thashethemeve se migrantët do të deportohen në Turqi.

XS
SM
MD
LG