Ndërlidhjet

Koreja e Veriut teston motorin për lansim raketash


Lideri verikorean, Kim Jong Un.
Lideri verikorean, Kim Jong Un.

Koreja e Veriut tha se ka testuar me sukses një motor të ri për lansim të satelitëve.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve.

Lideri verikorean, Kim Jong Un, u citua duke urdhëruar zyrtarët që të bëjnë përgatitjet për lansimin e satelitit sa më shpejt që të jetë e mundur,

Kombet e Bashkuara dhe Perëndimi kanë dënuar vazhdimisht programin raketor të Phenjanit, si dhe përpjekjet e tij bërthamore.

Phenjani po ashtu thotë se është duke punuar në zhvillimin e raketave bërthamore me kapacitet për të sulmuar SHBA-në.

Këtë muaj, Koreja e Veriut ka kryer testin e pestë bërthamor, njëherësh më të fuqishmin.

XS
SM
MD
LG