Ndërlidhjet

logo-print

Trump sërish flet për çështjen e migrantëve


Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump ka thënë se politikat e rivales së tij demokrate Hillary Clinton do të bënin SHBA-në më pak të sigurtë.

Por fushata e Trump më 20 shtator u vu nën hije të një postimi kontravers të djalit të tij, Donald Trump Jr.

Ai kishte postuar një fotografi në Twitter duke argumentuar se është shumë e rrezikshme që SHBA të pranojë migrantë për shkak se një numër i tyre më pas mund të organizojnë sulme terroriste.

Ky postim duket të ketë qenë referencë për personin me prejardhje afgane, që po akuzohet se ka kryer sulmin me bombë në Mahnattan.

“Ne duhet të sigurohemi që njerëzit që i pranojmë ne vendin tonë duhet ta duan vendin tonë”, tha Trump në një tubim në Karolinën e Veriut.

Ndërkaq Clinton pas sulmit të 19 shtatorit është takuar me këshilltarët për siguri kombëtare.

Clinton kishte deklaruar se amerikanët nuk mund të humbin durimin dhe të përdorin armët.

“Ne nuk duhet të bëjmë propozime ekstreme që nuk do të jenë efektive dhe të harrojmë se kush jemi. Këtë gjë po e synojnë terroristët”, kishte deklaruar Clinton.

XS
SM
MD
LG