Ndërlidhjet

Bombarduesit e SHBA-së fluturojnë mbi Korenë e Jugut


Bombarduesi amerikan B-1B në bazën ajrore në Pyeongtaek
Bombarduesi amerikan B-1B në bazën ajrore në Pyeongtaek

Dy avionë bombardues të SHBA-së kanë fluturuar për herë të dytë mbi Korenë e Jugut, që prej se Koreja e Veriut kreu teste të provës bërthamore më herët gjatë këtij muaji.

Njëri prej dy bombarduesve B-1B ka aterruar sot në bazën ajrore në ishullin Guam, që gjendet 120 kilometra nga kufiri me Korenë e Veriut.

Forcat ajrore të SHBA-së kanë thënë se ky flutirim ka pasur që qëllim shfaqjen e forcës së Shteteve të Bashkuara dhe se janë të angazhuar “të mbrojnë sigurinë e Gadishullit Korean dhe të rajonit”.

Fluturime të tilla janë të zakonshme kur ngritet tensionet në Gadishullin Korean.

Javën e kaluar, Sbombarduesit B-1B të SHBA-së fluturuan mbi Korenë e Jugut pasi Veriu kreu testin e pestë bërthamor më 9 shtator, që njëherësh ishtë më i fuqishmi.

Më 20 shtator Pheniani ka thënë se ka kryer me “sukses” testin e një motori të ri për lansimin e satelitëve.

XS
SM
MD
LG