Ndërlidhjet

logo-print

Nënpresidenti amerikan Joe Biden, i ka thënë presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, se reformat në sektorin energjitik, janë të domosdoshme për vendin dhe se është e nevojshme që ato të përshpejtohen.

Përmes një deklarate, Shtëpia e Bardhë ka thënë se Biden gjithashtu i ka thënë Poroshenkos se duhet bërë më shumë në pastrimin e zyrës së prokurorit dhe gjyqësorit në Ukrainë, në të cilat për vite me radhë ka pasur korrupsion

Dy zyrtarët janë takuar në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Nga zyra e presidentit Poroshenko, nuk ka pasur komente të menjëhershme lidhur me këtë takim.

Nënpresidenti amerikan gjithashtu i ka thënë Poroshenkos se administrata e SHBA-së është e gatshme të garantojë një tjetër kredi prej 1 miliard dollarësh për Kievin.

XS
SM
MD
LG