Ndërlidhjet

Ish-kryeparlamentari rus emërohet shef i shërbimit të inteligjencës


Sergei Naryshkin, shefi i ri i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë
Sergei Naryshkin, shefi i ri i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka vendosur që të emërojë ish-kryeparalementarin Sergei Naryshkin, si shef të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme (SVR).

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se Putini i ka kërkuar Naryshkin në një mbledhje me kreun e deritanishëm të SVR-së, Mikhail Fradkov, nëse do të merrte drejtimin e kësaj agjencie, ndërkaq Naryshkin ka pranuar këtë ofertë.

Naryshkin, 61 vjeçar është një mbështetës i Putinit. Mediat më herët kanë raportuar se ai ka punuar në KGB përpara se të bëhej deputet. Gjatë viteve të 80-ta, Naryshkin ka shpërbyer në ambasadën sovjetike në Bruksel.

XS
SM
MD
LG