Ndërlidhjet

500 milionë llogari të Yahoo-s janë hakuar në vitin 2014


Kompania Yahoo ka thënë të enjten se të paktën 500 milionë llogari janë hakuar në vitin 2014 dhe besohet se këto sulme kibernetike janë sponzorizuar nga ndonjë shtet.

Ky besohet të jetë sulmi më i madh kibernetik i kryer deri më tani, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Sipas Yahoo, hakerët mund të kenë vjedhur emrat, adresat elektronike, numra telefoni, të dhënat personale të përdoruesve.

Por fjalëkalimet e pambrojtura, të dhënat për pagesa me kartela të bankës dhe informacione bankare, duket se nuk janë prekur nga këto sulme.

“Teksa të vazhdojë hetimi, ne do të vlerësojmë interesat e përgjtihshme, përfshirë këtu të konsumatorëve, të aksionarëve dhe komuniteteve të lidhura me ne. Deri atëherë, ne nuk jemi në pozicion për të komentuar më shumë”, thuhet në reagimin e Yahoo, raporton BBC.

FBI ka konfirmuar sulmin kibernetik ndaj kompanisë Yahoo.

Ky sulm ndaj Yahoo është ka qenë i përmasave të paparashikuara. Ai është tre herë më i madh krahasuar me sulmin në kompaninë eBay.

“Kjo është vjedhja më e madhe e të dhënave”, ka thënë njohësi i kriptologjisë Bruce Scheneier, duke shtuar se ndikimi që do të ketë kjo në përdoruesit e Yahoo, vazhdon të jetë i paqartë, pasi shumë pyetje mbeten pa përgjigje, përfshirë këtu edhe të shtetit që qëndron prapa këtij sulmi.

Yahoo u ka bërë thirrje përdoruesve që të ndërojnë fjalëkalimet.

Lajmet për një sulm të madh kibernetik mbi këtë firmë të tekonologjisë dolën në muajin gusht, kur hakerët e grupit “Peace” kishin shitur informacionet e 200 milionë llogarive të Yahoos.

XS
SM
MD
LG