Serbët e Bosnjës kanë votuar me shumicë dërrmuese për të shënuar 9 janarin si festë kombëtare.
Me shumicën e votave të numëruara nga referendumi i së dielës, 99.8 përqind kanë votuar për.
Referendumi ka qenë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës, sipas të cilit, data është diskriminuese ndaj myslimanëve dhe kroatëve dhe duhet ndryshuar.
Serbët kanë shpallur krijimin e shtetit të tyre brenda Bosnjës më 9 janar të vitit 1992, duke nxitur konfliktin etnik, i cili ka lënë rreth 100,000 njerëz të vrarë.
Bosnja vazhdon të jetë e ndarë në dy entitete: Republika Sërpska dhe Federata Myslimane-Kroate.
Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, tha se referendumi do të hyjë në histori si “dita e përcaktimit të serbëve”.