Ndërlidhjet

logo-print

Vdiq legjenda e golfit, Arnold Palmer


Arnold Palmer

Arnold Palmer

Lojtari amerikan i golfit, Arnold Palmer, i cili është parë si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e këtij sporti, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.

Ai ka vdekur në një spital në Pitsburg të Pensilvanisë, si pasojë e problemeve me zemër.

Gjatë karrierës së gjatë, Palmer ka fituar mbi 90 turne në të gjithë botën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka postuar në Twitter një fotografi të tij me Palmerin. “Faleminderit për kujtimet, Arnold”, ka shkuar Obama.

XS
SM
MD
LG