Ndërlidhjet

Hollande viziton kampin e migrantëve në Kale


Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se kampi i migrantëve jashtë qytetit Kale do të mbyllet deri në fund të vitit.

Duke folur nga Kale, Hollande tha se kampi është “emergjencë humanitare” dhe se pret që edhe Mbretëria e Bashkuar të “luajë rolin e saj në menaxhimin e krizës".

Rreth 7,000 deri në 10,000 migrantë jetojnë në këtë kamp, me shpresën se do të kalojnë në mënyrë ilegale Kanalin Angelz dhe të kërkojnë azil në Britani.

Kushtet në këtë kamp janë kritikuar fuqishëm nga organizatat për të drejtat e njeriut.

Kjo është vizita e parë e Hollande atje prejse ka marrë detyrën e presidentit në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG