Ndërlidhjet

Hyseni e Delawie flasin për bashkëpunimin në sundim të ligjit


Prishtinë, 26 shtator 2016.
Prishtinë, 26 shtator 2016.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skender Hyseni, priti në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Në një njoftim për media thuhet se dy zyrtarët biseduan për bashkëpunimin në mes të dyja shteteve në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

“Në të gjitha proceset nëpër të cilat kemi kaluar në shtet-ndërtimin e Kosovës, gjithnjë kemi pasur mbështetjen e ShBA-së dhe për këtë gjithnjë do të jemi falënderues dhe mirënjohës”, tha ministri Hyseni.

Ai po ashtu tha se është e rëndësishme të ruhet partneriteti strategjik me SHBA-në në luftimin e krimit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, trafikimit me qenie njerëzore etj.

Ambasadori Delawie, në anën tjetër, tha se SHBA është e përkushtuar për të bashkëpunuar me Kosovën në avancimin e demokratizimit të vendit dhe në forcimin e rendit dhe ligjit.

XS
SM
MD
LG