Ndërlidhjet

Mustafa ftohet në dy interpelanca para kuvendit, më 29 shtator


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Me kërkesë të opozitës, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të paraqitet në dy interpelanca në seancën e radhës së kuvendit të caktuar për të enjten, më 29 shtator.

Seanca e radhës është caktuar nga Kryesia e Kuvendit.

Interpelanca e parë, është thirrur sipas kërkesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës. Kurse interpelanca e dytë, sipas kërkesës së deputetit të Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare kanë ritheksuar se Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare nuk do të jetë në rendin e ditës pasi që qeveria ende nuk e ka proceduar atë në kuvend.

XS
SM
MD
LG