Ndërlidhjet

Moska: “Retorika” e disa zyrtarëve perëndimorë – e papranueshme


Sergei Lavrov i ulur në zyrën ku gjendet edhe fotografia e Vladimir Putinit
Sergei Lavrov i ulur në zyrën ku gjendet edhe fotografia e Vladimir Putinit

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se fuqitë perëndimore nuk “po merren” me obligimet e tyre lidhur me luftën civile në Siri.

Mëtutje, duke folur sot në rrjetin televiziv rus, NTV, Lavrov e ka kritikuar mbajtjen e seancës së mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke e cilësuar si shkatërrim të panevojshëm.

Lavrov, po ashtu, theksoi se Shtetet e Bashkuara më nuk janë bashkëkryesues i paanshëm i Grupit Mbështetës Ndërkombëtar për Sirinë.

Sot, po ashtu, Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit Vladimir Putin, tha se “tonet e retorikës nga disa zyrtarë britanikë dhe amerikanë ishte në përgjithësi të papranueshme” dhe mund ta dëmtojnë procesin e zgjidhjes në Siri dhe raportet bilaterale.

Ai theksoi se Moska beson se situata në Siri “tash është realisht shumë amorfe” për një takim të nivelit të lartë ndërkombëtar për këtë krizë.

Mbrëmë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Power, në Këshillin e Sigurimit tha se Rusia është e angazhuar në “barbarizëm” në Siri.

Ambasadori britanik, Matthew Rycroft, tha se “është vështirë të kundërshtohet se Rusia është partnere e regjimit të Sirisë në kryerje të krimeve të luftës”.

XS
SM
MD
LG