Ndërlidhjet

logo-print

Prokuroria e Bosnjës thërret Dodikun në seancë dëgjimore për referendumin


Milorad Dodik

Milorad Dodik

Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës i ka dërguar presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, thirrjen për seancë dëgjimore në cilësinë e të dyshuarit në lëndën që ndërlidhet me referendumin në këtë entitet, u ka konfirmuar mediave zëdhënësi i Prokurorisë së BeH, Boris Grubeshiq.

Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës nuk ka dashur që të spekulojë se ‘çfarë do të ndodhë nëse Dodik e refuzon thirrjen dhe njëkohësisht as edhe sa gjatë do ta pres Prokuroria e BeH Dodikun që t’i përgjigjet thirrjes’.

Në prokurorinë e BeH thonë se e kanë ‘hartuar lëndën në lidhje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës’.

Serbët e Bosnjës votuan me shumicë dërmuese për të shënuar 9 janarin si Ditën e Shtetësisë, në një referendum kundërthënës që u zhvillua më 25 shtator në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Referendumi u kundërshtua nga autoritetet në Sarajevë, që e cilësuan si anti-Dayton dhe një akt kundër kushtetues. Kundër referendumit janë shprehur edhe Këshilli Drejtues për zbatimin e paqes (PIC), Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ambasada e SHBA-së, Bashkimi Evropian dhe vendet fqinje Kroacia e Serbia. (REL)

Ju mund ta lexoni edhe këtë:

Përfundon referendumi antikushtetues i serbëve të Bosnjës - vlerësohet i suksesshëm

XS
SM
MD
LG