Ndërlidhjet

Budapest: Vazhdon kërkimi policor lidhur me eksplodimin


Pamje nga Budapesti
Pamje nga Budapesti

Autoritetet e Hungarisë e kanë vazhduar kërkimin masiv për personin e dyshuar, i cili e ka kryer një shpërthim me bombë të prodhimit shtëpiak në kryeqytetin Budapest.

Nga ky eksplodim i fuqishëm në qendër të qytetit vonë në mbrëmje të 24 shtatorit, janë plagosur dy oficerë të policisë që patrullonin në këmbë.

Policia sot e ka përshkruar të dyshuarin si mashkull, 20-25 vjeçar dhe i lartë 170 centimetra.

Autoritetet hungareze thonë se policët ishin cak i qëllimshëm i sulmit.

Policia ka shpallur një shpërblim prej 37 mijë dollarëve për informacione, që mund të çojnë në zënien e këtij personi të dyshuar.

Nuk është e qartë se cilat ishin motivet e të dyshuarit.

Raportohet se policja 23 vjeçare, e cila ishte plagosur seriozisht dhe ishte në rrezik për jetë, dhe kolegu i saj mashkull, 26 vjeçar, gjenden në kujdes intensiv pas operacionit.

XS
SM
MD
LG