Ndërlidhjet

logo-print

Kerry: Do ta rishikojmë çështjen e heqjes së Farc-ut nga lista e zezë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha sot se Shtetet e Bashkuara akoma nuk janë të gatshme që ta largojnë nga lista e organizatave terroriste, grupin rebel kolumbian Farc.

Ai tha se SHBA do të rishikojë këtë çështje teksa marrëveshja e paqes në mes të qeverisë së Kolumbisë dhe Farc-ut të zbatohet, raporton Reuters.

“Ne jemi të gatshëm ta rishikojmë këtë çështje dhe të marrim vendim pasi të kemi fakte”, u tha Kerry gazetarëve, gjatë vizitës në Katraxhenë, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në mes të qeverisë kolumbiane dhe grupit rebel.

Marrëveshja e paqes i jep fund luftës 52 vjeçare në Kolumbi.

Kerry tha se procesi mund të lëviz shpejt nëse rebelët i përmbahen kushteve të marrëveshjes së paqes.

Kerry tha se çështja e heqjes së Farc-ut nga lista e organizatave terroriste do të zgjidhet shumë shpejt duke shtuar se “ne nuk duam të vazhdojmë të kemi njerëz në listë nëse ata nuk i përkasin asaj liste”.

XS
SM
MD
LG