Ndërlidhjet

India bën thirrje që Pakistani të izolohet


Ilustrim

Ilustrim

India thotë se është koha që komuniteti ndërkombëtar t’i indentifikojë shtetet që promovojnë terrorizmin dhe t’i izolojnë ato, duke iu referuar kështu shtetit të Pakistanit.

Ministrja për Punë të Jashtme i Indisë Sushma Swaraj, duke folur në Asambenë e Përgjithshme të OKB-së, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të “bashkoj fuqitë për të krijuar një strategji efektive kundër terrorit”.

“Nëse ndodnjë shtet refuzon t’i bashkohet kësaj strategjie globale, duhet të izolohet”, ka shtuar ajo.

India e ka akuzuar Pakistanin se qëndron prapa sulmit të 18 shtatorit, në një bazë ushtarake në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga India.

Kryeminsitri indian, Narendra Modi më 24 shtator, ka kërkuar që të fillojë një fushatë globale për të izoluar Pakistanin.

Nju Delhi që një kohë të gjatë akuzon Islamabadin se mbështetë grupet militante për të kryer sulme të dhunshme në Indi. Pakistani ka hedhur poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG