Ndërlidhjet

Itali: Më 4 dhjetor mbahet referendumi për reformën kushtetuese


Kryeministri i Italisë Matteo Renzi

Kryeministri i Italisë Matteo Renzi

Qeveria italiane ka vendosur që më 4 dhjetor të mbahet referendum për reformën kushtetuese.

Reformat e propozuara- që konsiderohen si më të rëndësishmet në Itali që prej Luftës së Dytë Botërore- do ta modernizonin parlamentin dhe sistemin zgjedhor, me qëllim që Italia të ketë stabilitet politik.

Këto reforma që janë miratuar nga dy dhomat e parlamentit më herët gjatë këtij viti, do t’i jap fund sistemit ekzistues, ku secili ligj duhet të miratohet nga të dyja dhomat e parlamentit- proces ky që mund të zgjasë me vite, raporton AFP.

Ky sistem ishte vendosur pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim që të shmangin rikthimin e fashizmit.

Sot, ky sistem shihet si burim i paralizës politike dhe jostabilitetit, duke bërë që Italia që prej vitit 1945 të ndërrojë 63 qeveri.

Vetëm prej vitit 2010, Italia ka pasur katër kryeminsitra të ndryshëm: Silvio Berlusconin, Mario Montin, Enrico Lettan dhe Matteo Renzin.

Reformat kushtetuese të propozuara do të reduktonin shumë rolin e Senatit, i cili do të merret vetëm me një numër të caktuar të ligjeve të reja.

XS
SM
MD
LG