Ndërlidhjet

Daçiq dhe Boçka: Raportet ndërmjet dy vendeve janë të mira


Pamje nga një pjesë e Beogradit

Pamje nga një pjesë e Beogradit

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, kanë vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve po zhvillohen në drejtim të duhur, ka kumtuar dje Ministria e jashtme e Serbisë.

Daçiq dhe Boçka kanë theksuar se për raportet e mira dëshmojnë edhe aktivitetet e ardhshme të dy qeverive, përfshirë edhe mbledhjen e përbashkët në Nish.

Në këtë takim, Ivica Daçiq ka theksuar veprimin e përbashkët të dy vendeve në kuadër të “procesit të Berlinit”, që para se gjithash, ka të bëjë me realizimin e projekteve të infrastrukturës, siç është autostrada Nish-Prishtinë-Durrës, pastaj fillimi i punës së zyrës rajonale për bashkëpunimin e të rinjëve dhe themelimi i Fondit për Ballkanin Perëndimor.

XS
SM
MD
LG