Ndërlidhjet

logo-print

Hoxhaj: Ekstremizmi është “eksportuar” në Ballkan nga rajonet e tjera


Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se vendet e tjera e kanë eksportuar ekstremizmin e dhunshëm në Ballkan, përfshirë Kosovën, ku është shënuar përqindje e lartë e shtetasve që luftojnë për grupin militant, Shteti Islamik (IS).

Autoritetet thonë se besojnë se afro 70 shqiptarë të Kosovës janë aktivë në Siri dhe Irak.

Enver Hoxhaj i tha agjencisë Associated Press, në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, se “radikalizimi i njerëzve të rinj në Ballkan, është eksportuar nga OJQ-të e ndryshme dhe klerikët” nga Lindja e Mesme.

Ai tha se “ne nuk mund t’i fajësojmë qeveritë e jashtme” për përhapje të radikalizmit në Ballkan, pasi “ne nuk kemi dëshmi për këtë”.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, theksoi se prej vitit të kaluar askush nga Kosova nuk i është bashkuar IS-it.

“Ne jemi shumë krenarë, që prej shtatorit të kaluar askush nuk është larguar nga Kosova për t’iu bashkuar IS-it”, tha Hoxhaj.

XS
SM
MD
LG