Ndërlidhjet

Gjermani: Sulm me bombë kundër një xhamie


Fotografi e sotme pas sulmit të mbrëmshëm në një xhami në Drezden të Gjermanisë
Fotografi e sotme pas sulmit të mbrëmshëm në një xhami në Drezden të Gjermanisë

Dy eksplodime e kanë goditur një xhami në qytetin Drezden në Gjermani.

Policia lokale tha sot se sulmi me bomba ka ndodhur mbrëmë vonë, ndërsa në vendin e ngjarjes ekipet hetimore kanë gjetur pjesë të pajisjeve eksploduese të prodhimit shtëpiak.

Zyrtarët kanë thënë se në këtë qytet është shtuar siguria nëpër xhamitë në gjithë qytetin.

“Megjithqë ne ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, ne duhet të nisemi nga baza se motivi ishte ksenofobia”, tha nëpërmjet një deklarate, zyrtari i policisë në Drezden, Horts Kretzschmar.

Në Drezden ekziston një komunitet i zëshëm kundër migrantëve.

XS
SM
MD
LG