Ndërlidhjet

USAID-i i ndanë 27 milion dollarë shtesë Kosovës


Nënshkrimi i marrëveshjes
Nënshkrimi i marrëveshjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, në praninë e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Greg Delawie, kanë nënshkruar aprovimin e një Granti shtesë prej rreth 27 milionë dollarë për Kosovën. Me këtë nënshkrim, shuma totale e këtij granti arrin në mbi 130 milionë dollarë.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në prani edhe të Zëvendëses së lartë të Ndihmës-Administratorit të USAID-it nga Byroja për Evropë dhe Euroazi, Margot Ellis.

Presidenti Thaçi theksoi se ky është vërtetim i partneritetit me SHBA-në në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, veçanërisht në përmirësimin e sundimit të ligjit, qeverisjes, si dhe në shtimin e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës në sektorin privat.

“I jemi mirënjohës administratës amerikane dhe tërë popullit amerikan për mbështetjen e vazhdueshme vëllazërore për popullin e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kurse, ambasadori Delawie tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje vjen si përkushtim i vazhdueshëm për të ndihmuar Kosovën që të adresojë sfidat zhvillimore dhe progresin drejt një të ardhme më të qëndrueshme evropiane.

“Ne po e ndihmojnë Kosovën që të intensifikojë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që të hiqen pengesat ndaj zhvillimit ekonomik, si dhe të rritet besimi i qytetarëve në institucionet demokratike të Kosovës”, ka thënë ambasadori Delawie.

XS
SM
MD
LG