Ndërlidhjet

Rrahja gjatë debatit televiziv në Gjeorgji


Dy politikanë nga Gjeorgjia janë përplasur jo vetëm me fjalë, por edhe fizikisht, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt televiziv, para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në vend. Kandidati i "Unionit të Industrialistëve", Zaza Agladze, hodhi ujë në drejtim të kundërshtarit të tij Irakli Glonti nga blloku "Shteti për Popullin". Pastaj, të dy filluan ta shtyjnë e shkelmojnë njëri tjetrin, përderisa moderatorja e emisionit mundohej që t'i ndante. Kjo është përleshja e dytë fizike në televizion, pasi javën e kaluar dy politikanë të tjerë nga Gjeorgjia patën një zënkë të ngjashme. (Televizioni Iberia në Gjeorgji përmes Reuters)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG