Ndërlidhjet

Abbas: Jam i pikëlluar për vdekjen e Shimon Peres


Presidenti i autoritetit të Palestinës, Mahmoud Abbas

Presidenti i autoritetit të Palestinës, Mahmoud Abbas

Presidenti i autoritetit të Palestinës ka shprehur pikëllimin për vdekjen e ish-presidentit izraelit Shimon Peres.

Në një deklaratë për media, Mahmoud Abbas ka thënë se i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Peres, ku ka shprehur “dhimbjen”, shkruan AP.

Ai e ka quajtur Peresin partner në arritjen e asaj që ai e quajti “paqe të trimave”, ku së bashku me liderin e ndjerë palestinez Yasser Arafat dhe ish-kryeministrin e Izraelit, Yitzhak Rabin, negociuan për paqe në mes të dyja vendeve.

XS
SM
MD
LG