Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Kërcënim për përfundimin e bashkëpunimit me Rusinë


Nga një takim i mëparshëm i John Kerryt (djathtas) me Sergei Lavrovin

Nga një takim i mëparshëm i John Kerryt (djathtas) me Sergei Lavrovin

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, është kërcënuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me Rusinë lidhur me Sirinë, derisa Moska dhe aleatët e saj sirianë, nuk e ndalin sulmin ajror kundër qytetit Alepo.

Departamenti amerikan i shtetit tha se këtë ultimatum zoti Kerry e ka paraqitur te kolegu i tij rus, Sergei Lavrov, gjatë një bisede të sotme telefonike.

Zëdhënës John Kirby, tha se Uashingtoni përgatitet për “pezullimin e angazhimit bilateral SHBA – Rusi për Sirinë, derisa Rusia nuk ndërmerr hapa të menjëhershëm për ndaljen e sulmit në Alepo”.

Nga Rusia nuk ka pasur komente të menjëhershme për këtë ultimatum.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara i mbështesin palët e ndryshme në luftën civile në Siri, por janë përpjekur të bashkëpunojnë me marrjen në shënjestër të grupeve të njohura terroriste.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia është shkatërruar më herët këtë muaj.

Pasoi një sulm i ashpër ajror nga aeroplanët rusë dhe sirianë në Alepo, ku janë të bllokuar qindra mijëra civilë.

XS
SM
MD
LG