Ndërlidhjet

Kryeministri Mustafa raporton sot para Kuvendit


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pritet të dalë sot në dy interpelanca para Kuvendit.

Të dyja ato janë thirrur me kërkesë të partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje.

Njëra ka të bëjë me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës, ndërsa tjetra me situatën aktuale politike në pjesën veriore.

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi nuk do të jetë sot në rendin e ditës, pasi Qeveria nuk e ka proceduar ende në Kuvend.

XS
SM
MD
LG