Ndërlidhjet

Rusia: Komentet e SHBA-së për Sirinë janë shpërthim emocional


Alepo, Siri

Alepo, Siri

Rusia tha se deklarata e fundit e Shteteve të Bashkuara për Sirinë “është e barasvlefshme me mbështetjen e terrorizmit”.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, tha të mërkurën se Uashingtoni është gati të pezullojë gjithë bashkëpunimin me Rusinë, në lidhje me çështjen e Sirisë, nëse “Rusia nuk nërmerr hapa të menjëhershëm për të ndaluar sulmet në qytetin verior të Alepos”.

Kirby po ashtu tha se Rusia ka interes në ndalimin e dhunës në Siri, sepse ekstremistët mund të shfrytëzojnë vakuumin atje dhe të nisin sulme “kundër interesave rusë, e ndoshta edhe në qytetet ruse”.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, i përshkroi komentet si “shpërthim emocional”.

Ai po ashtu tha se Moska propozon “pauzë huamitare” 48-orëshe në Alepo.

XS
SM
MD
LG