Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria e Sudanit dyshohet se ka përdorur armë kimike në Darfur


Darfur, Sudan

Darfur, Sudan

Dhjetëra fëmijë në Darfur dyshohet se janë vrarë nga armët kimike, të cilat janë shkrepur mbi ta nga forcat qeveritare të Sudanit.

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, tha se fëmijët janë në mesin e mbi 200 njerëzve, që llogaritet se janë vrarë nga armët kimike, qysh në muajin janar.

Të prekurit nga “tymi helmues” vjellin gjak, kanë vështirësi në frymëmarrje dhe u bie lëkura.

Qeveria e Sudanit tha se akuzat janë të pabaza.

Qeveria në Khartum dhe rebelët janë duke luftuar në rajonin Darfur që 13 vjet.

XS
SM
MD
LG