Ndërlidhjet

India “kryen sulme” kundër militantëve në Kashmir


Kashmir - foto arkivi
Kashmir - foto arkivi

Ushtria e Indisë ka kryer sulme kundër militantëve të dyshuar, përgjatë kufirit de facto me Pakistanin në Kashmir.

Operacioni ka pasur qëllim të parandalojë sulmet e planifikuara nga militantët në Pakistan, tha një zyrtar i ushtrisë indiane.

Sipas tij, sulmet “kanë shkaktuar viktima të konsiderueshme në mesin e terroristëve dhe atyre që bëjnë përpjekje t’i mbështesin ata”.

Pakistani ka mohuar sulmet nga India dhe ka thënë se dy ushtarë të tij janë vrarë nga të shtënat ndër-kufitare.

Sipas deklaratës së ushtrisë pakistaneze, India qëllimisht përpiqet të krijojë efekte të rreme.

Tensionet midis dy vendeve janë të larta prejse një sulm militant në një bazë ajrore të Indisë në Kashmir ka lënë 18 ushtarë të vrarë këtë muaj.

India ka fajësuar Pakistanin për sulmin, por Islamabadi i ka hedhur poshtë akuzat.

XS
SM
MD
LG