Ndërlidhjet

Arrestohet një boshnjake e dyshuar për krim lufte


Ilustrim

Ilustrim

Zyra e Prokurorit të Shtetit në Bosnje dhe Hercegovinë tha se autoritetet zvicerane kanë arrestuar një grua boshnjake, të dyshuar për vrasje brutale të një fëmije serb, gjatë luftës në Bosnje më 1992-95.

Zyra e Prokurorit ka kërkuar arrestimin e Elfeta Veselit, 56 vjeçe, e cila tani jeton në Zvicër.

Ajo dyshohet se ka vrarë 12-vjeçarin Sllobodan Stojanoviq, “në një mënyrë të veçanbtë brutale”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga prokuroria, transmeton AP.

Krimi është kryer në vitin 1992 pranë fshatit Zvornik të Bosnjës.

Bosnja do të kërkojë ekstradimin e Veselit.

XS
SM
MD
LG