Ndërlidhjet

SHBA: Nga përplasja e trenit, një udhëtar i vdekur dhe dhjetëra të plagosur


Pamje pas përplasjes së trenit në Hoboken

Pamje pas përplasjes së trenit në Hoboken

Nga Shtetet e Bashkuara raportohet se së paku një person ka vdekur dhe më se 100 të tjerë janë plagosur, shumë prej rëndë, kur një tren i udhëtarëve është përplasur në një stacion të trenit në Nju Xhërzi.

Treni përplotë me udhëtarë, duke ardhur prej Qytetit të Nju Jorkut, ka depërtuar në pengesën ndalëse në fund të binarëve në Hoboken të Nju Xhërzit, pa e ngadalësuar shpejtësinë.

Udhëtarët që i shpëtuan kësaj përplasjeje thanë se treni nuk e kishte ndalur shpejtësinë para se ta godaste barrierën dhe të vazhdonte deri në sallën e pritjes së stacionit.

Pamjet në televizion dhe fotografitë nga vendi i përplasjes tregojnë dëme të mëdha të strukturave në stacionin Hoboken dhe në vagonët e trenave.

Konsiderohet se në kohën e përplasjes, në tren ishin afro 250 udhëtarë.

XS
SM
MD
LG