Ndërlidhjet

logo-print

UNAMA e dënon vrasjen e civilëve nga sulmi amerikan


Pamje e një pjese të provincës Nangarhar në Afganistan

Pamje e një pjese të provincës Nangarhar në Afganistan

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) e ka dënuar vrasjen e së paku 15 civilëve nga një sulm me aeorplan pa ekuipazh të paemëruar të Shteteve të Bashkuara, në provincën lindore, Nangarhar.

UNAMA sot i ka bërë thirrje qeverisë afgane dhe forcave ushtarake ndërkombëtare të fillojnë hetime të pavarura për këtë incident.

Shtetet e Bashkuara kanë pranuar se kanë ndërmarrë sulm ajror para dy ditësh, që raportohet se në shënjestër i kishte pjesëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Sipas UNAMA-s, fshatarët ishin tubuar për të festuar kthimin e një lideri fisnor nga haxhillëku dhe raportohej se ishin në gjum në shtëpinë e tij, kur ka ndodhur sulmi ajror.

Mëtutje në këtë kumtesë, duke u mbështetur në burime qeveritare, theksohet se nga sulmi janë vrarë, po ashtu, edhe pjesëtarë të Shtetit Islamik

XS
SM
MD
LG