Ndërlidhjet

Varroset ish-presidenti izraelit Shimon Peres


Kryeministri Benjamin Netanyahu duke e nderuar kufomën e ish-presidentit izraelit Shimon Peres gjatë ceremonisë së sotme të varrimit në Jerusalem

Kryeministri Benjamin Netanyahu duke e nderuar kufomën e ish-presidentit izraelit Shimon Peres gjatë ceremonisë së sotme të varrimit në Jerusalem

Në Jerusalem po mbahet ceremonia e varrimit të ish-presidentit të Izraelit dhe fituesit të Çmimit Nobel për Paqe, Shimon Peres, në të cilin po marrin pjesë dhjetëra liderë botërorë.

Në ceremoninë e varrimit marrin pjesë shumë zyrtarë të lartë nga e gjithë bota, përfshirë presidentin amerikan, Barack Obama, presidentin francez, Francois Hollande, e të tjerë.

Në varrim merr pjesë edhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i cili u përshëndet me shtrëngim të duarve me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Vlerësohet se afro 30 mijë njerëz dje parakaluan në heshtje pranë arkivolit të të ndjerit para Parlamentit të Izraelit në Jerusalem.

Në ceremoni foli edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, i cili kishte ndërmjetësuar në arritjen e marrëveshjeve paqësore të viteve të 90-ta, për të cilat Shimon Peres e pat fituar Çmimin Nobel për Paqe.

XS
SM
MD
LG