Ndërlidhjet

Observatori: Nga sulmet ajrore ruse në Siri për një vit u vranë afro 10 mijë vetë


Pamje e aeroplanëve luftarakë rusë
Pamje e aeroplanëve luftarakë rusë

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, thotë se për një vit të sulmeve ajrore ruse janë vrarë 9,364 vetë.

Mëtutje, ky observator tha sot se në këtë numër përfshihen 3,804 civilë, në mesin e tyre 906 fëmijë.

Janë vrarë, po ashtu, edhe 2,746 pjesëtarë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, dhe 2,814 luftëtarë të grupeve të tjera kryengritëse.

Pikërisht para një viti, Rusia i pat filluar sulmet ajrore në mbështetje të forcave të qeverisë së presidentit, Bashar al-Assad.

Aktivistët opozitarë e kanë fajësuar Rusinë për fushatën aktuale ajrore kundër lagjeve në qytetin Alepo, që janë nën kontrollin e kryengritësve, me ç’rast gjatë dy javëve të kaluara janë vrarë më se 200 civilë.

XS
SM
MD
LG