Ndërlidhjet

Sonda evropiane e përfundoi misionin 12 vjeçar në kometë


Sonda Rosetta
Sonda Rosetta

Sonda kërkimore evropiane, Rosetta, e ka përfunduar misionin e saj 12 vjeçar, me përplasje të planifikuar në kometën, të cilën e ka studiuar për dy vite, në kuadër të përpjekjeve për zbulimin e fshehtësive të krijimit të Sistemit Diellor.

Kontrolli i misionit në Qendrën Evropiane të Operacioneve të Gjithësisë në Darmstad të Gjermanisë, sot e ka shpallur të përfunduar misionin e sondës në siparfaqen e kometës.

Kjo sondë kozmike është përplasur në kometën 67P/Churyumov-Gerasimenko, në përpjekjen e fundit për të bërë fotografi të sipërfaqes së kometës, nga afërsia më e madhe e mundshme.

Mendohet se kometat përmbajnë materje më të vjetra, në masë të madhe të pandryshuara, nga lindja e sistemit tonë diellor, para afro 4.6 miliardë viteve.

XS
SM
MD
LG