Ndërlidhjet

logo-print

Papa arriti në Gjeorgji në kuadër të turneut në Kaukaz


Papa Françesk duke zbritur nga aeroplani në aeroportin e Tbilisit në Gjeorgji

Papa Françesk duke zbritur nga aeroplani në aeroportin e Tbilisit në Gjeorgji

Papa Françesk ka arritur sot në Gjeorgji, në ndalesën e parë gjatë turneut të tij tri ditësh, me ç’rast e viziton edhe Azerbajxhanin.

Gjatë këtij turneu, ai pritet të takohet me liderët politikë dhe religjiozë.

Në Tbilisi të Gjeorgjisë, papa është pritur nga presidenti i këtij vendi, Giorgi Margvelashvili, dhe lideri i Kishës Oortodokse Gjeorgjiane, Patriarku Ilia. Pastaj Papa u nis për një takim privat me Margvelashvilin në pallatin presidencal.

Më 2 tetor, papa Françesk pritet të arrijë në Baku të Azerbajxhanit.

XS
SM
MD
LG