Ndërlidhjet

logo-print

Pas 14 vjetësh gjenden dy piktura të Van Goghut


Muzeu i Van Goghut në Amsterdam.

Muzeu i Van Goghut në Amsterdam.

Policia e Italisë ka gjetur dy piktura të Van Goghut, të vjedhura gjatë një bastisjeje dramatike në muzeun e Amsterdamit më 2002.

Policia tha se punimet janë marrë nga mafia në Napoli.

Muzeu Van Gogh në Amsterdam tha se gjetja e tyre është rezultat i një kërkimi masiv nga prokurorët italianë dhe zyrtarët e krimit të organizuar.

Punimet janë marrë kur hajdutët kanë përdorur çekanë dhe mjete të tjera të forta për të hyrë në muze.

Policia italiane tha se ato janë gjetur në gjendje të mirë në një shtëpi në qytezën Kastellamare di Stabia.

XS
SM
MD
LG