Ndërlidhjet

SHBA ngre bazë ushtarake në Niger


Harta e Nigerit në Afrikë
Harta e Nigerit në Afrikë

Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se do të ndërtojë një bazë të përkohshme për dronë të mbikëqyrjes në Niger, për të ndihmuar këtë vend të Afrikës Perëndimore që të luftojë grupet militante dhe të mbrojë kufijtë.

Projekti do të kushtojë 100 milionë dollarë.

Një zëdhënës i Komandës Afrikane të SHBA-së konfirmoi të premten se baza do të ndërtohet në qytetin Agadez, me kërkesë të Qeverisë së Nigerit.

Ky vend ka bërë përpjekje të parandalojë pushtimet nga militantët e grupit islamik Boko Haram.

Në të njëjtën kohë, Nigeri lufton edhe grupet e lidhura me Al Kaidën në zonat në veri, të cilat kufizohen me Libinë, Çadin, Algjerinë dhe Malin.

XS
SM
MD
LG