Ndërlidhjet

Papa Françesku do të mbajë meshë në Tbilisi


Papa Françesku
Papa Françesku

Papa Françesku do të mbajë një meshë në një stadium në Tbilisi, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kaukaz, që ka në fokus predikimin fetar të tolerancës dhe paqes.

Mesha do të zhvillohet në stadiumin Mikheil Meskhi që zë rreth 27 mijë njerëz.

Gjeorgjia është me shumicë të krishterëve ortodoks por sipas vlerësimeve të Vatikanit, 2.5 për qind e banorëve janë katolikë.

Papa arriti në Tbilisi më 30 shtator dhe është takuar me presidentin gjeorgjian Giorgi Margvelashvili, ku Ati i Shenjtë ka bërë thirrje për respektim të ligjeve ndërkombëtare dhe të drejtave të shteteve sovrane.

Komentet e Papa Françeskut janë parë si kritikë drejtuar Rusisë- e cla mban trupa ushtarake në rajonin e shkëtupur gjeorgjian të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore.

Më 2 tetor, Papa do të udhëtojë në Baku ku do të mbajë një meshë dhe më pas do të takohet me liderët e vendit si dhe udhëheqës fetar, përfshirë këtu edhe me sheikun e myslimanëve në Kaukaz në xhaminë Heydar Aliyev.

XS
SM
MD
LG