Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: 1 tetori 1997,  faqe e ndritur e historisë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

"Para nëntëmbëdhjetë vitesh, studentët e Universitetit të Prishtinës treguan vendosmërinë dhe guximin për të drejtat e tyre për të studiuar në objektet universitare", ka shkruar në rrjetin social facebok, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e nëntëmbëdhjet vjetorit të protestes të udhëhequr në atë kohë nga Lëvizja Studentore.

Ai më tutje ka thënë se “ata, përkundër masave represive që ndërmori policia serbe dhe çdo përpjekjeje politike për t'i 'kontrolluar', demonstruan paqësisht vullnetin për arsimim, liri dhe demokraci'.

Thaçi ka thënë se studentët dhe pedagogët pjesëmarrës në demonstratën e një tetorit 1997 "shënuan një faqe të ndritur të historisë së rezistencës së Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë".

XS
SM
MD
LG