Ndërlidhjet

Bombardohet Alepo përderisa zhvillohen luftime të ashpra në qytet


Lagja Suleiman al-Halabi në Alepo

Lagja Suleiman al-Halabi në Alepo

Avionët luftarakë janë duke bombarduar zonat e kontrolluara nga rebelët në veri të Alepos përderisa predhat e ushtrisë siriane kanë rrethuar zonën e vjetër të qytetit dhe janë duke kryer një ofenzivë të madhe.

Rebelët dhe grupi monitorues kanë thënë sot se sulmet ajrore janë foksuar në linjat kryesore të furnizimit të zonave të kontrolluara nga rebelët.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, organizatë me bazë në Londër, ka raportuar për bombardime të rënda nga forcat qeveritare dhe për luftime të ashpëra në lagjen Suleiman al-Halabi që gjendet në zonën e vjetër të qytetit.

Punëtorët e shpëtimit kanë thënë më 30 shtator se sulmet ajrore në zonat e kontrolluara nga rebelët, kanë lënë të vdekur të paktën 30 njerëz dhe se në këto sulme janë përdorur bomba me fosfor, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe zjarre.

Ushtria siriane e mbështetur nga sulmet ajrore ruse kanë nisur ofenzivën në Alepo rreth 10 ditë më parë, me qëllim që rimarrin kontrollin e qarqeve në lindje të Alepos, të cilat kontrollohen nga rebelët. Në këto zona jetojnë më shumë se 250 mijë njerëz.

XS
SM
MD
LG