Ndërlidhjet

Shkëmbim zjarri në kufirin në mes të Indisë dhe Pakistanit


Ilustrim
Ilustrim

India dhe Pakistani janë duke akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit përgjatë linjës kufitare në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Ushtria e Pakistanit përmes një deklarate për media ka thënë sot se “forcat indiane edhe njëherë kanë provokuar përmes gjuatjeve me armë dhe hedhjeve të predhave përgjatë Linës së Kontrollit në sektorin Chamb”.

Ndërkaq, një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Indisë ka thënë se trupat indiane janë kundërpërgjigjur pasi trupat pakistaneze kanë shtënë me armë zjarri përgjatë vijës së demarkimit në sektorin Akhoor që gjendet në shtetin Jammu në Kashmir.

Tensionet në mes të Indisë dhe Pakistanit janë rritur pasi qeveria indiane ka akuzuar një grup militant me bazë në Pakistan për sulmin e këtij muaji në një bazë ushtarake në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga Nju Delhi. Në këtë sulm u vranë 18 ushtarë.

Që atëherë, India ka kryer “sulme” ndaj atyre që i quajnë “caqe terroriste” disa kilometra brenda pjesës së Kashmirit të kontrolluar nga Pakistani.

India dhe Pakistani kanë luftuar për tre vjet që prej se të dyja shtetet u pavarësua nga Britania e Madhe shtatë dekada më parë dhe që të dy këto shtete kanë pretendime mbi rajonin e Kashmirit.

XS
SM
MD
LG