Ndërlidhjet

Thaçi do të vizitojë Shqipërinë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi më 3 dhe 4 tetor do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Sipas agjendës së publikuar nga Presidenca, Thaçi më 3 tetor, do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i tij shqiptar Bujar Nishani dhe pas takimit me të do të dalin në një konferencë të përbashkët në media.

Më pas presidenti Thaçi do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kryetarin e kuvendit, Ilir Meta si dhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Në ditën e parë të vizitës shtetërore, presidenti Thaçi do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli.

Ndërkaq, më 4 tetor, presidenti Thaçi do të takohet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velijaj, si dhe do të vendos kurora lules hë monumentin “Nëna Shqipëri” dhe tek shtatorja e Adem Jasharit.

Të martën Thaçi ka planifikuar po ashtu që të vizitojë futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët po bëjnë përgatitjet e fundit për ndeshjen me Kroacinë në Bushat të Shkodrës.

XS
SM
MD
LG