Ndërlidhjet

logo-print

Spanjë: Mbi 70 të lënduar nga shpërthimi i gazit


Ilustrim

Ilustrim


Të paktën 77 persona janë lënduar pasi një cilindër gazi ka shpërthyer në një restorant në qytetin Velez-Malaga në jug të Spanjës.

Sipas autoriteteve spanjolle, pesë persona janë në gjendje të rëndë por nuk janë në rrezik për jetë.

Zëdhënësi i këtij qyteti, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur gjatë një festivali që po mbahej në qytet.

Shkaku i këtij shpërthimi “mund të ketë qenë rrjedhja e gazit”, ka thënë kryetari i qytetit, Antonio Moreno Ferrer.

Velez-Malaga është rreth 40 kilometra larg resortit të famshëm të Malagas.

XS
SM
MD
LG