Ndërlidhjet

Ushtria ukrainase dhe separatistët pro-rusë tërhiqen nga frontet


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria ukrainase dhe separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës, kanë njoftuar se do të tërhiqen nga frontet e luftës ashtu siç ishin pajtuar muajin e kaluar përmes një marrëveshje për çmilitarizim.

Zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, Valentyn Shevchenko ka thënë se të dyja palët kanë tërhequr forcat e tyre disa kilometra nga qyteti Zolote, që kohëve të fundit ka qenë vend ku janë zhvilluar luftime të ashpëra.

Ndërkaq, përfaqësuesi i separatistëve, Mikhail Filmonenko ka thënë se “asnjë ushtar nuk është në pozicionet që më parë i kanë okupuar”, duke konfirmuar se janë duke iu përmbajtur marrëveshjes së paqes të arritur në Minsk.

XS
SM
MD
LG